Sot kreu i PD-së Lulzim Basha suprizohet për ditëlindjen e tij të 44-t nga kolegët e tij. Si për ironi të fatit ditëlindja e tij përkon në të njëjtën ditë me themelimin e PS-së. E ndërsa Basha doli në një konferencë për shtyp, nga ana tjetër duket se PD po organizohet për t’i bërë një surprizë kreut të tyre.
Ndërkohë që janë shpërndarë me shpejtësi disa mesazhe brenda demokratëve, ku Albana Vokshi është kujdesur për surprizën duke i pyetur kolegët se çfarë dhurate t’i marrin kryetarit të partisë dhe se kontributet t’i lënë tek Minushja, sekretarja e Grupit Parlamentar të PD.
Të nderuar kolegë. Nesër ka ditëlindjen kryetari. Mendoj t’i organizojmë diçka simbolike. Tortën ia porosis unë. Për dhuratë nëse mendoni po lemë kontributet te Minushja. Më thoni çfarë mendoni t’i bëjmë një dhuratë të bukur e simbolike.
Albana Vokshi
Edhe kam nje dhurate per Lulezimen.Nje sapun "DURU".Do ti duhet...
Përgjigju