Lulzim Basha kërkon ndihmë: Të ndërhyhet për të shmangur viktimat nga dhuna e Berishës, deputetët në rrezik! Policia shpërndan protestuesit: Godina e selisë skenë krimi

TIRANË- I bllokuar në zyrën e tij me një grup mbështetësish dhe deputetësh, i gjendur i rrethuar nga mbështetësit e Berishës që herë pas herë tentonin të futeshin në zyrën e tij, Lulzim Basha kërkoi ndihmë nga policia e shtetit, e cila u vu menjëherë në lëvizje.

“Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojnë godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë. Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese! I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve", thuhet në deklaratën e PD.

Policia brenda pak minutave arriti të shpërndajë protestuesit me gazlotsjellës, duke mos i lejuar të kthehen në selinë blu. Aktualisht godina e PD-së është rrethuar nga policia, ndrësa në një reagim për mediat drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, tha se godina konsiderohet vendngjarje. Ndërkohë në terren ka zbritur edhe prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

"Godina është vendngjarje, kush ka kryer akte dhune do përballet me ligjin. Ka persona të lënduar lehtë. Nuk e dimë se kush e ka hedhur gazin lotsjellës, do hetojmë", tha Panganika.

Policia e Shtetit më herët pati edhe një reagim për tensionet në PD mes mbështetësve të Berishës dhe atyre të Bashës, ku sqaroi se konflikti me gazlotsjellës ishte mes palëve dhe se nuk është hedhur asnjë send i kundraligjshëm nga ana e tyre, por ata kanë ndërhyrë pasi u kërkua ndihmë nga PD-ja zyrtare.

Një situatë e paprecedentë u regjistrua sot në selinë e PD-së, Ku SalI Berisha me militantët e tij zhvilluan 3 orë 'betejë', por në fund nuk ia arritën qëllimit, të merrnin selinë e PD. Militantët shqyen dyert e jashtme të selisë, por nuk depërtuan më shumë se sa deri te kati i parë për shkak se nuk mundën të shpartallonin dyert e blinduara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
Godina e PD, skenë krimi, mbërrin në seli Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj

Policia e Shtetit rrethoi me shirit godinën e selisë së PD-së, duke e shpallur skenë krimi, ndërsa ka mbërritur edhe Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj e cila ka deklaruar se  përgjegjësit e dhunës nC protestën e thirrur nga Sali Berisha do të përgjigjen para ligjit.

Ora 13:47
Protesta e dhunshme e Berishës, Policia: Godina është vendngjarje, kush ka kryer akte dhune do përballet me ligjin

Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika tha në një komunikim për mediat se godina e selisë së PD konsiderohet vendngjarje. AI theksoi se kush ka bërë akte dhune do të përballet me ligjin.

"Godina është vendngjarje, kush ka kryer akte dhune do përballet me ligjin. Ka persona të lënduar lehtë. Nuk e dimë se kush e ka hedhur gazin lotsjellës, do hetojmë", tha ai.

Ora 12:59
Protesta e dhunshme në PD, Policia e Shtetit thirrje Berishës: Përmbaji protestuesit! Një grup deputetësh kërkuan ndihmë, i rrezikohej jeta

Policia e Shtetit ka reaguar pasi ka ndërhyrë në protestën e dhunshme në selinë e PD. Policia njofton se ndërhyrja erdhi pasi disa deputetë kërkuan ndihëm pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit. Policia e Shtetit i bën thirrje Sali Berishës, si organizatori i kësaj proteste, që të përmbaji protestuesit dhe të shmangi dhunën.

"Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:

Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.

Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të  përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin", njofton policia.

Ora 12:33
Përplasjet në PD, reagon Policia e Shtetit: Nuk jemi të përfshirë në asnjë veprim, distancohuni nga dhuna

Pas skenarëve të dhunës që u panë në selinë e Partisë Demokratike mes mbështetësve të Sali Berishës dhe atyre të Lulzim Bashës ka reaguar Policia e Shtetit.

Teksa iu bën thirrje protestuesve që të distancohen nga dhuna, Policia e Shtetit sqaron se nuk kanë vepruar në këtë situatë dhe as nuk kanë hedhur asnjë send të kundraligjshëm, si gazi lotsjellës siç u pa në seli.

“Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit”, deklaron Policia e Shtetit.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj