Basha kujton dy poetët e pushkatuar, i nipi e nxjerr blof: Djalin e dëshmitarit, ti e vure kryetar të PD

Basha kujton dy poetët e pushkatuar, i nipi e nxjerr blof: Djalin e dëshmitarit, ti e vure kryetar të PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një shkrimi ka kujtuar vrasjen e dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, ngjarje kjo e ndodhur 42 vite më parë. Por nipi i Vilson Blloshmit, Ilirjan Blloshmi me anë të një komenti ka nxjerrë blof Bashën duke e akuzuar  se djalin e atij që dëshmoi kundër Vilsonit dhe Gencit ai e ka vendosur kryetar të PD-së

42 vjet më parë, diktatura komuniste vrau dy poetë në Librazhd, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën. Instrumenti i terrorit, Sigurimi i Shtetit, pushkatoi natën e 17 korrikut dy të rinjtë poetë vetëm pse guxuan të përshkruanin figurativisht në poezi Saharanë që mbizotëronte në realitetin shqiptar. Në fillim të dekadës, në vitin 1971, Sigurimi kishte vendosur një tjetër rekord të zi, kishte pushkatuar Dom Shtjefën Kurtin, vetëm se kishte pagëzuar një fëmijë. Pushkatimi i dy poetëve ishte një gjëmë që regjimi po deklaronte se do e kthente në normë: cilido intelektual që do mendonte me mendjen e tij dhe do të guxonte ta shprehte sadopak mendimin e tij në shoqëri do ndëshkohej rëndë. Diktatura e mbante fjalën kur ishte fjala për të shtypur intelektualët. Dënimi me varje i poetit Havzi Nela 11 vjet më vonë, i fundit dënim me varje i një poeti në Evropën ish-komuniste, ishte tregues se monstra diktatoriale nuk hiqte dorë deri në fund nga dhuna ndaj intelektualëve. 42 vjet me vonë, shohim kudo shenjat shqetësuese se intelektuali shqiptar po intimidohet, po tulatet, po detyrohet të mbyllë gojën, apo në rast se nuk bindet, po hiqet nga puna, duke e detyruar kështu të largohet nga vendi. Kudo shohim tabelat mediatike të shndërruara në fletërrufe të qeverisë që kërcënojnë intelektualët, që synojnë të damkosin profesionistët dhe që në një përpjekje antishqiptare ngrenë në piedestal hajnin, dallkaukun e xhahilin. Prandaj kjo ditë, ky përkujtim për Vilson Blloshmin e Genc Lekën bëj thirrje që të na shërbejë për t’i ndihmuar intelektualët, për të qenë solidarë me ta dhe për t’u bërë jehonë qendrimeve të tyre, denoncimeve të tyre, pasi sot më shumë se kurrë denoncimet e intelektualëve janë pasuria më e madhe që kemi në përballjen me të ligën. Qëndresa e Aleancës së Teatrit dhe pedagogëve e akademikëve, janë prova se metastazat e reja të asaj diktature që u mori jetën poetëve nuk do t’ja dalin dhe se pasardhësit e atyre xhahilëve që kërkonin bakshishe pse kishin përndjekur e paditur klerikë që kryenin misionin e tyre për lehtësimin e plagëve të besimtarëve që e ushtronin lutjen ndaj Zotit veç në klandestinitet, nuk do të çimentohen në kolltuqet e qeverisë. Shkrimtari Ismail Kadare, në parathënien e librit të Sadik Bejkos “Vilsoni dhe Genci” e përcakton betejën e poetëve, ashtu si edhe të klerikëve, një betejë të shqiptarëve për të mbrojtur rrënjët e tyre në Perëndim. Në 42-vjetorin e pushkatimit të poetëve, mund të them me krenari se armata e qytetarëve shqiptarë të bashkuar rreth vlerave të Perëndimit është forcuar, por beteja ende nuk ka mbaruar. Ndaj metastazave që ëndërrojnë të mbrojnë krimet e diktaturës dhe të dënojnë çdo intelektual që guxon të denoncojë gjëmat dhe bëmat e një nomenklature hajdute dhe të lidhur me krimin, nuk duhet reshtur beteja, çdo ditë, kudo, deri në triumfin ndaj të keqes. 42 vjet më vonë, para nesh nuk është Saharaja e poetëve të Bërzhezhtës së Librazhdit, por agonia e një klike sa hajdute dhe kriminale, aq edhe injorante dhe anti perëndimore, që lajmëron shuarjen e vet, pikërisht se u ka shpallur publikisht luftë poetëve, shkencëtarëve, pedagogëve dhe intelektualëve të këtij vendi. Mirënjohje përjetë Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës! I pavdekshëm qoftë kujtimi i tyre”, shkruan Basha në FB.

Por atij i është përgjigjur me një koment poshtë statusit, nipi i Vilson Blloshmit.

“Por kur erdhe ti ne krye te PD-se. Vendose te birin e Aqif Lekes ne krye te PD-së. Aqif Leka i ka dale deshmitar Vilson Blloshmit dhe Genc Lekes”, shkruan Ilirjan Blloshmi poshtë statusit të Bashës.

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Johani: 17/07/2019 21:42

    E mo i dashur Ilirjan e kush pret diqka njerezore nga basha besoi se te kujtohet kryetari i tij sali berisha qe tash ka lulin kryetar,qe kishte emeruar serbin fazlliq per kshilltar special per siguri kombetare,sikur ska shqiptar asku ne toke te zeze,andaj mos u hidhero ne bashen sepse ai e ka deshmuar se dekoron vetem vrasesit e shqiptareve,edhe ahmet zogun e shpallen "deshmor" i pare i kombit bile para Skenderbeut,e kur kjo rrace ka per kshilltar serb fazllqin kush pret diqka tjeter,vetem uroj qe basha tmos guxoje ti veje triotol siq e ka zakonse.............

    Përgjigju
  • edi: 17/07/2019 20:48

    Ailulushi eshte vetem nje Dibran .Llogarite i ben vete njerezimi Burreria e tyre eshte sa te shkosh ne qenef ,kusurin jepjani vete ,Thote sot mbas 30 viteve se i dhembset Shqiperia dhe Shqipetaret ,Po kur ishte ne Qeveri me Berishen VOLLI PREU VRAU U BE PASANIK NGA NJE BYTH-KAMARIERI KATER KOKRRA KA NE ATE VEND QE AKOMA SMERR FRYME Berisha .Meta ,Lulushi ,Mon-ika. E ndjejne ujin qe po i levrin NEN B***

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë