TIRANË - E mbani mend nismën e Bashkisë së Tiranës për të stimuluar punësimin e të rinjve përmes kreditimit të bizneseve të tyre? Jo më larg se në gusht u lançua kjo nismë nga kryetari Lulzim Basha. Ky i fundit Lulzimi nënshkroi një marrëveshje me drejtorin e BKT-së, Seyhan Pencabligil dhe përmes kësaj marrëveshje Bashkia do të bëhej për herë të parë garante e atij që u quajt “Fondi i Garancive” nga i cili do të jepeshin kredi për të rinjtë. Këto kredi, nëpërmjet garancisë së Bashkisë së Tiranës, garanci që supozohet të ketë një vlerë prej afro 1 milion dollarësh, jepen me interes pothuajse dy deri tre herë më të ulët se norma në treg.
Pra, në qoftë se në treg, kreditë në rastin e financimit të bizneseve të vogla apo të mesme, ekzistuese apo të reja variojnë nga 11 deri 15%, sipas kësaj marrëveshje, ata që do të përfitojnë, qytetarët nga mosha 23 deri 35 vjeç, banorë të qytetit të Tiranës, do të paguajnë një normë interesi 5 deri në 5.5%, kjo në varësi të faktorëve të riskut të biznesit që propozojnë të hapin apo që kanë të hapur dhe do të konsolidojnë. 5 fituesit e parë nënshkruan një marrëveshje në zyrën e kryetarit të Bashkisë para gjithë kamerave. Por, pasi kanë kaluar muaj tashmë, ata jo vetëm që nuk i kanë marrë kreditë, por për çdo ditë që kalon, ata rrezikojnë falimentin. Nje prej perfituesve te kesaj kredie qe kerkoi te mos identifikohet u shpreh për historia-ime.com se nuk e ka marrë kredinë dhe se Bashkia vazhdon të mashtrojë.
Personi në fjalë ka nënshkruar kontratën me Bankën dhe tani ai ka detyrime çdo muaj para saj, por lekët nuk duken fare në horizont. I ka tentuar të gjitha. “Për fat të keq unë kredinë akoma nuk po e marr dhe më keq akoma nuk kam përgjigje konkrete dhe shtyrje të panevojshme se kur do e marr apo nëse nuk do e marr, duke u përgjigjur gjithmonë "Do e marrësh nesër mos ki merak", thote ai. Mirepo ne menyre absurde Bashkia vazhdon te mashtroje duke thene: “Parate për fondin e garancisë në BKT janë kaluar nga Bashkia e Tiranës në datën 11 dhjetor 2013.
Konfirmimi për përfitimin e kredisë iu është dhënë në datë 25 nëntor 2013 dhe banka ka procedurat e saj për të bërë disbursimin e kredisë. E gjithë vonesa e 10 ditëve nga momenti i konfirmimit vjen për arsye të afateve ligjore të kalimit të fondeve në thesar, në bankë, etj. Duhet mbajtur parasysh fakti se kemi të bëjmë me një kredi bankare”. Kanë kaluar edhe një muaj e gjysëm, thotë burimi ynë, dhe ne akoma nuk i kemi marrë lekët. Banka na thotë se në llogarinë e Bashkisë për këtë projekt, ka zero lekë…
Marrë nga Historia-ime.com
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com