Lulzim Basha nesër në Dibër si kandidat për kryetar i PD-së, Xhelal Mziu bën fushatë dhe lajmëron demokratët

Lulzim Basha nesër në Dibër si kandidat për kryetar i PD-së, Xhelal Mziu bën fushatë dhe lajmëron demokratët

Lulzim Basha dhe Xhelal Mziu

Në Partinë  Demokratike teksa përplasjet vazhdojnë vijojnë edhe takimet të kandidatëve për kryetarë me anëtarësinë e PD.  Pas takimve që zhvilloi sot në Sarandë e Selenicë, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, njëherësh edhe kandidat, vijon nesër turin e tij të takimeve në Qarkun e Dibrës.

Lajmin e ka dhënë i besuari i Bashës në këtë qark, i cili ishte edhe drejtuesi politik i PD-së në Dibër për zgjedhjet e 25 prillit, Xhelal Mziu. Përmes një postimi në Facebook Mziu fton demokratët që të mos mungojnë nesër paradite.

“Të dashur bashkëqytetarët e mi Dibranë! Nesër ditën e shtunë datë 29.05.2021 ora 10.30 tek pallati i kulturës Peshkopi zhvillohet një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë zotin Lulzim Basha. Janë të ftuar për të marrë pjesë struktura politike, anëtarë e simpatizant të PD të degës Dibër, intelektual, biznesmenë, të rinj e të reja dhe çdo qytetare e qytetarë Dibranë. Ju mirëpresim” shkruan Mziu.

Menjëherë pas humbjes së PD në zgjedhje, një prej zërave të parë në mbrojtje të Lulzim Bashës ishte Xhelal Mziu. Mziu shkroi në Facebook se platforma Basha mbetet më e mira në këto 31 vite demokraci. Mziu shkroi se misioni i platformës vazhdon dhe se çdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?