‘Të fillojmë tani, të mos presim të hënën!’ Braçe shpall 2 objektivat e radhës: Skema aktuale e dëmshme e Bujqësisë dhe një ditë pushimi për gra e vajza! (VIDEO)

Prej datës 21 dhjetor, Administrata Shtetërore ka marrë pushimet dhe rikthehet nëpër tavolinat e punës të hënën e 6 janarit 2025.  Deputeti socialist Erion Braçe e ka shfrytëzuar këtë moment për të apeluar për rinisje sa më parë të punës dhe veçanërisht për dy nga çështjet që ai i cilëson edhe si ‘dy objektiva’ me rëndësi.

Me një postim-video në rrjetin social Facebook, ligjvënësi jep shpjegimet se bëhet fjalë për Bujqësinë dhe për një ditë pushimi për gratë dhe vajzat me ligj, për shkak të vuajtjeve gjatë periudhës së ciklit mujor.

Për të parën deputeti shprehet se duhet bërë brenda muajit Janar, pasi Bujqësia, Blegtoria janë dëmtuar nga skema aktuale me 0% blerje nga bujku dhe 20% nga grumbulluesi, përpunuesi dhe tregtuesi brenda vendit, duke krijuar madje edhe informalitet. “Ka zbehur sigurinë ushqimore”, shprehet Braçe ndër të tjera.

Kurse për temën e dytë tha se do të trajtohet brenda dy muajsh në Parlament, ku ai do i prezantojë të dyja çështjet.

Postimi i deputetit Erion Braçe:

“Fillojmë? Mos presim deri të hënë, i bie gjatë, fillojmë tani! 

Dy objektiva; I pari në bujqësi, TVSH e Bujqësisë. Skema aktuale-0% në blerje nga bujku dhe 20% nga grumbulluesi, përpunuesi, tregtuesi brenda vendit, u provua që ka bërë dëm të madh në Bujqësi, Blegtori, Përpunim, shumë të madh. Ka zgjeruar Informalitetin në kufij të fortë; një pjesë e rëndësishme e bujqësise e blegtorisë as reflektohet në të dhënat e INSTAT, s’ka se si, nuk pritet asnjë faturë, ndryshe grumbullues, përpunues, tregtues humbin para, jo letra. Ka zbehur sigurinë ushqimore-ajo që është informale zor se kontrollohet nga kjo pikëpamje. Ndaj duhet bërë tani, brenda janarit, me qëllim që njerëzit e fshatit dhe ata të lidhur me të- ata që prodhojnë, grumbullojnë, përpunojnë e tregtojnë brenda vendit, të marrin frymë lirisht, të punojnë të qetë e ligjërisht! 

I dyti, në Shëndet: Një ditë pushimi për gra e vajza. Shiheni, nisi që në 31 në mesditë e do mbarojë të hënë pushimi, kot, pa arsye; Kam kërkuar të ligjërojmë një ditë pushimi për vajzat e gratë me arsye, arsye Shëndeti; jo për të gjitha, por për ato vajza e gra që vuajnë gjatë periudhës së ciklit nga ENDOMETRIOZA! Është detyrim shëndeti që ne burrat duhet ta përmbushim ndaj tyre! Edhe dy muaj, unë do jem në Kuvend për këto dy çështje, dy objektiva!”.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/01/2025 02:31

    Z.Brace,ne vend te nje dite pushimi per ato gra/vajza qe vuajne nga endometriosis,qe ne fakt nuk mjafton se periodat nuk zgjasin nje dite,me mire propozo nje ligj ku t'u mundesohet trajtim mjekesor falas i mbuluar nga shteti,duke filluar nga kurat me ilace e deri te operacionet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, gënjeu për apartamentin luksoz! Nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve

Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, gënjeu për apartamentin luksoz! Nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve