Lulzim Basha po sillet si njeri në hall!

Lulzim Basha po sillet si njeri në hall!

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Faktet e reja që lidhin grupin e pritjes së parave nga “Toyota “Yaris” me Lulzim Bashën dhe konfuzioni i tij për të shpjeguar përfshirjen në dekonspirimin e ngjarjes, rrisin dyshimet e bazuara në fakte, se Lulzim Basha ka tentuar t’i dalë përpara skandalit me njerëzit e tij, duke hedhur akuza në ajër për një deputet socialist.

Deri më sot, ajo që po përpiqet të paraqitet si akuzë e rëndomtë në Parlament për arsye politike, si dhe kthesa e menjëhershme e shtypit afër opozitës, për ta paraqitur si debat i rëndomtë, duket se nuk është dhe aq e pamenduar.

Faktet provojnë se pritësi i parave në Durrës është një njeri i afërt politikisht me Lulzim Bashën, shumë aktiv në çadrën e tij të famshme në vitin 2017, dhe me lidhje deri me njerëzit e sigurisë fizike në atë çadër. Më tej akoma, rezulton se Lulzim Basha tentoi të fshehë kohën kur ai e ka pritur vëllain e tyre në zyrë. Deputeti Salianji tentoi të shmangë datën, edhe pse postimet në Facebook e një prej krerëve të PD në Laprakë, tregojnë të kundërtën.

Provat theksojnë se ai e ka pritur vëllain e Vladit në zyrë pak orë para një udhëtimi të tij të zakonshëm në Hollandë, ku vepron vëllai tjetër i tij.

Kjo më së paku provon se Basha është familjar me ta. Biznesi i tyre në Kamëz është një bazë elektorale e PD-së dhe Basha është i rrethuar nga njerëz që janë politikisht dhe personalisht miq me ta.

Një prej drejtuesve të mjetit që transportonte Toyata-t pranoi para prokurorit se ai ka devijuar zbarkimin në Portin e Ankonës, pasi pritësi në Durrës, i rekomandoi të zbriste në Bari, pas dekonspirimit të aksionit nga Lulzim Basha.

Të gjitha këto prova, që lidhin Lulzim Bashën me grupin e “Toyata Yaris”, janë një arsye e fortë që ai të hetohet tashmë jo vetëm për dekonspirimin, por dhe përpjekjen për të krijuar mjegull me lidhjet politike të këtij grupi. Duke qenë shumë i afërt me ta, ai ka tentuar të prodhojë një alibi për veten e vet, ndërkohë që ka marrë informacion që shërbimet partnere kanë identifikuar makinën dhe ishin në ndjekje të saj.

Konfuzioni është dhe më i lexueshëm, po të shikosh daljet publike të Lulzim Bashës dhe të dy deputetëve që ai ka nxjerrë sot, Ervin Salianji dhe Flamur Noka, të cilët privatisht përpiqen t’i kërkojnë ndjesë Taulant Ballës, ndërsa publikisht recitojnë tekstin që u vendos para Lulzim Basha.

Ky i fundit duket se prej 21 qershorit kur ka folur në Kuvend për “Toyota Yaris”, po sillet si njeri në hall, si një njeri që nga një anë kërkon të njoftojë bashkëpunëtorët e tij publikisht, se janë në ndjekje, dhe nga ana tjetër të krijojë konfuzion për lidhjet e tij me ta, duke prodhuar një pistë të re në opinionin publik, pistë që është demontuar brenda ditës.

Lulzim Basha ka dy ditë që ka përballë një foto, të cilës ai nuk guxon dot t’i vërë as diçiturë. Se tani nuk është aq e lehtë të flasësh pa lejen e mafies, sidomos kur nuk ke ku t’i gjesh në arrati.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën