TIRANË- ‘Dil në bazë e shih krizën e demokratëve’. Kjo është kërkesa me tone të ashpra e kryetarëve të degëve të PD që për 3 orë rresht kanë diskutuar mes debatesh lidhur me situatën në parti, ku 'Foltorja' e Berishës ka shkaktuar përçarje më shumë se kurrë.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar ky irritim i krerëve të degëve erdhi pasi Lulzim Basha në mbledhjen e sotme tha se do të nxirrte në terren Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të marrë propozime për Reformën Territoriale, një nga betejat më të forta të opozitës në Kuvend. Fakti që kryedemokrati nuk zbret në terren personalisht, nuk është pranuar nga krerët e degëve, të cilët njëzëri kanë thënë se "nuk mund të vazhdohet më kështu", dhe se duhet gjetur një zgjidhje emergjente në një kohë kur demokratët janë të ndarë në "të Berishës" dhe të Bashës".
"Kështu nuk mund të shkojë partia, po ngrordh demokracia",
" Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet zgjidhje",
"Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve ", mësohet të ketë thënë Anton Pjetërnikaj i Paskuqanit, Dash Aliko i Gjirokastrës dhe Isuf Çelaj i Tropojës në mbledhje.
Mbështetjen e 95% të demokratëve, siç e ka thënë se e ka, Lulzim Basha duket se nuk ka zgjedhur që ta testojë as kur vjen fjala te Reforma Territoriale dhe as në këtë mbledhje, nuk arriti që t'i shpëtojë "hijes" së Sali Berishës, aq më tepër kur ky i fundit sot ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kreun e PD-së. Megjithatë, përtej presionit që po i vjen nga Sali Berisha, i shpallur 'Non Grata', Basha ka qëndruar i palëkundur dhe ua ka përsëritur edhe krerëve të degëve, se për interesat e paraardhësit të tij, nuk do e bunkerizojë PD-në.
“Nuk e bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku jonë i vetëm është Edi Rama”, u ka thënë Basha.
Në mbledhje kanë munguar disa kryetarë degësh, kjo sepse nga sa ka arritur që të mësojë Report Tv, takimi është njoftuar 6 orë përpara, në një kohë që duhet të informoheshin 24 orë përpara.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
54.7%
-
Të gabuar
40.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 14591
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partia e Lirisë në mbrojtje të Salianjit, sulmon drejtësinë, Blushi: Hakmarrje e verbër primitive, gjyqtarët ‘vrasës me pagesë’! Mbështesim protestën e PD më 6 Tetor
27 Shtator, 15:05
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, ish-deputeti i PD, Hoxha: Drejtësia i bëri shërbim popullit dhe politikës shqiptare, rrëzoi një nga modelet më të shëmtuara!
27 Shtator, 14:47
-
Gazetarët e pyesin nëse Basha e ka telefonuar apo dërguar SMS, Salianji i ‘dredhon’ përgjigjes: Më kanë mbështetur edhe ata me të cilët s’kemi pasur pikëpamje të njëjta
27 Shtator, 13:38
-
Apeli la në fuqi 1 vit burgim për Ervin Salianjin, PD bën padi në SPAK ndaj Fatmir Xhafajt! Kërkon hetim pasuror si subjekt i Ligjit Antimafia, firmos dhe deputeti
27 Shtator, 13:11
-
Në pritje të arrestimit të Salianjit/ Përplasja e re mazhorancë-opozitë për Këshillin e Mandateve, 2 mënyrat si do veprohet! Tabaku shtyn mbledhjen e Integrimit
27 Shtator, 11:35
-
Pritet arrestimi i Ervin Salianjit, Grupi i PD kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Imuniteteve: Po prangoset pa autorizimin e Kuvendit! (DOKUMENTI)
27 Shtator, 10:30
-
Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet
26 Shtator, 22:53
-
Replika për dënimin me 1 vit burg të Salianjit!/ Rama: Drejtësia më në fund jashtë duarve të politikës! Bardhi: Frikacak, keqpërdore gjykatën! Kryeministri: Mezi prite ta heqësh qafe shokun shpifës
26 Shtator, 16:19
-
Apeli konfirmon 1 vit burg! Salianji humb mandatin, jo deputet për 5 vitet e ardhshme! Bardhi mbledh grupin: S' i nënshtrohemi, shpallje lufte ndaj opozitës! Gjyqtarët u përdorën nga Rama
26 Shtator, 14:01
-
Kërkohet një opozitë e çliruar!
26 Shtator, 10:56
-
'33% e shqiptarëve nuk ia dalin dot të blejnë ilaçet', Basha: Programi i Demokratëve Euroatlantikë mundëson shërbim shëndetësor sipas nevojës dhe jo sipas xhepit
26 Shtator, 10:01
-
Protesta para bashkisë, opozita: SPAK duhet të hetojë Belinda Ballukun, menaxhon 75% të buxhetit
25 Shtator, 12:23
PD-ja nese mendon te rindertohet aset subjekt politike e komebtar,duhet te rindertohet me kuadro te reja e progam te ri.Kurresesi me kuadrot qe ishin e demtuan e shkaterruan dhe e sollen deri ne kete pozite.Nga PD apo ne PD eshte mire te mos mbeten e mos zgjidhen kuadrote e vjetra te mentalitetit primitiv tradiciona nga Salihu dhe nxenesit e tij mes tyre as Basha.Andaj, anetaresia e pD nuk du het rrestuar as pas Salihu hiq e hiq,Por as pas Bashes.ka PD kuadro te reja zgjidhni nga ata dhe mbetesni ne aset politik e kombetar shqiptar.Me Salihu jo se jo! Por as me Bashen hiq!
Përgjigju