Lulzim Bashës nuk ka kush t'i trokas në derë

Lulzim Bashës nuk ka kush t'i trokas në derë

Lulzim Basha i ka bërë të gjitha gati. Ka gjetur një Komision që do pres të rikthyerit. Ka bërë një rregullore. Do shpall dhe një konkurs ku ata të merren në pyetje. Ka bërë kritere për deputetë dhe kryetarë bashkish që do zgjidhen në të ardhmen….Por problemi është se deri më tani nuk ka asnjë person që të ketë kërkuar të rikthehet në PD.

Ky është thelbi i problemit. PD nuk po përballet me një valë njerëzish që duan të rikthehen dhe ata nuk kanë si t'i seleksionojnë. PD po përballet me një indiferencë  dhe përbuzje nga vet ata që ka zbuar, pasi askush nuk ka bërë ndonjë kërkesë të tillë.

Dhe ky është poshtërimi i madh i PD prej Lulzim Bashës.

Pasi e ka shkatërruar identitetin e PD me prurjet e tij, pasi ka fyer dhe larguar të gjithë ata që mund ta konkurronin, tani do të prodhoj lajme, sikur dikush po rikthehet dhe ai po bën gati konkursin dhe kriteret si do ti pranojë.

Së pari ata që janë larguar nuk janë larguar, as me kritere dhe as me konkurs. Janë larguar me arbitraritet. Atyre u është ndërprerë karriera prej Lulzim Bashës dhe jo prej kritereve të konkurrimit apo performancës në atë parti.

Dikë që e ke zbuar duke e poshtëruar,  mos prit ta rikthesh me konkurs apo komisione qesharake, pasi më e pakta që ndodh është se ai nuk ka më punë me ty.

Së dyti kriza e PD nuk ka të bëj me kriteret e seleksionimit, pasi ajo do ishte krizë luksi. Kriza e sotme e PD është se Lulzim Bashës, nuk ka kush ti trokas në derë, as nga të ikurit, e as nga të rinjtë.

Nëse do të ndodhte që në derën e PD do trokisnin mijëra njerëz, PD e kishte të fituar betejën, pasi ishte duke krijuar frymë dhe besim. Nuk kishte rëndësi pastaj si do ti zgjidhte Luli, me konkurs apo me zarfe tek Kunati.

E rëndësishme ishte që do kishte kë të zgjidhte.

Tani siç po duket Basha ka në dorë të zgjedh vetëm Komisionin e Konkursit, i cili nuk ka gjasa të marrë në pyetje askënd. Pasi askush nuk ka dëshirë të trokas në një derë, nga e cila e kanë zbuar pa i kërkuar kurrë falje.

Së fundmi që ka edhe më shumë rëndësi për opozitën, PD duhet të rikthejë në orbitën e vet parti të vogla dhe individë që nuk duan të kthehen në PD, por duan të jenë në opozitë. Në PD askush nuk beson që ka rregulla ndaj dhe shumë të larguar prej saj, mund të organizohen më vete. Ndaj tyre PD po tregohet shumë më e egër se sa me PS. Beteja e saj kundër hapjes së listave, si propozim i opozitës parlamentare, dhe këmbëngulja e PD, për të mos depolitizuar administratën zgjedhore, ka synim të shkatërrojë çdo frymë të re opozitare që nuk e ka nën kontroll.

Sulmet e tij ndaj Murrizit, Hajdarit, Topallit apo Patozit që dukshëm mund të krijojnë grupime të vogla opozitare, janë radiografia më e qartë e përçarjes që ai mbjell në opozitë. Dhe mjafton kjo panoramë e opozitës së copëzuar, që të shumëzojë me zero gjithë frymën e bashkimit dhe fuqizimit imagjinarë të opozitës Bashës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatosi-kosove: 08/07/2020 12:54

    Prandaj ka filluar te sillet rrethbe rrotull si Kali ne shi,sot lexova se kishte qare ne nje gazete pelene ne Kosove dhe nuk i bie turp kur para 20 vitesh si perkthyes i jarlla pontes ka trilluar akuza kunder uçk-s,tash kinse qane per fatin e kosoves,por ska faj ky JO gjen disa kafshe dhe i mashtron si çdo her edhe ne kosove kabte tille bile kur e kuptojne se eshte me kshillatrin special serbin fazlliq ata fillojne e qajne nga gezimi, kuirse ne shqiperi quditem se si ka "njerez" qe i shkojne pas,spo flas per qiftin palloka,salianji e babalet alibeaj, klirim gjata e te tjer kriminel.

    Përgjigju
  • Robshi: 07/07/2020 13:04

    Plaku mere erdhi luli direkt ta nguli...ske faj qe mundohesh te propagandosh po ka ardhur koha ku nuk ben ne pune...se thuaj kemi mbjelle patate domate grure po vjen koha qe duhet te mbije dicka e te vjelesh fryte te cilat nuk i sheh askush...shume favore do humbesh me ikjen e ketyre... ske faj qe qahesh

    Përgjigju
  • O tej: 06/07/2020 22:19

    Luli i ka trokit ketij temit pasha te madhin Zot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli