Lum golash në Spanjë e Angli
Barça 'manita', Arsenal 'poker'

Lum golash në Spanjë e Angli<br />Barça 'manita', Arsenal 'poker'
Arsenal dhe Tottenham kanë fituar bindshëm në javën e 21 të Premier League-s angleze, përkatësisht përballë Swansea-s dhe West Bromwich Albion. 

Ekipi i Wenger bindi në transfertë, ndërsa në fitoren e thellë u ndihmua edhe nga dy autogola të vendasve. Golat për Arsenal u shënuan nga Giroud në minutën e 37, ndërsa pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin e ngushtë 1:0. 

Pjesa e dytë do të niste furishëm për londinezët, të cilët do të përfitonin nga dy autogola të vendasve. Jack Cork në minutën e 67 dhe Kyle Naughton shënuan në portën e tyre, duke i çuar shifrat në 3:0 për miqtë. 
 
Goli i katërt për Arsenal u shënua nga Alexis Sanchez në minutën e 78 të takimit. Pas kësaj fitoreje, Arsenal merr vendin e tretë në renditje me 44 pikë, po aq sa edhe Liverpool të cilët kanë një ndeshje më pak. 

Më herët, rezultat dërrmues 4:0 arriti Tottenham në shtëpi ndaj Eest Bromëich Albion. Sulmuesi i kombëtares angleze shënoi një tripletë në këtë takim përkatësisht në minutën e 26, 77 dhe 82.
 

Barcelona “manita” Las Palmasit, -2 nga Reali
Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga dhe këtë e bën me goleadë ndaj Las Palmasit, në “Camp Nou”. 5-0 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, që u dominua në cdo aspekt nga ekipi i Luis Emriques. Nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve të Barcës Lionel Messi, i cili gjeti rrugën e rrjetës për herë të shtatë në gjashtë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Kupës. Luiz Suarez zhbllokoi takimin që në minutën e 14-të, pas pasimit të Andre Gomes nga e djathta.

Gjatë  pjesës së parë blaugranat shpërdoruan disa raste të pastra, ku më flagranti ishte ai i kohës shtesë së pjesës së parë, teksa Messi u ndal nga portieri Varas.

Gjithsesi argjentinasi nuk mund të gabonte në të 52-ën, duke shfrytëzuar pasigurinë e portierit, që nuk kontrolloi si duhet harkimin e Rafinas.

Vetëm 5 minuta më vonë Luis Suarez i krijoi vetës hapësira për të goditur brenda zonës, me topin që përfundoi në rrjetë. Në të 59-ën pas një kundërsulmi të shpejtë të Barcelonës Suarez gjendet përballë Varas, i cili i mohon golin uruguajanit, por nuk mund të bëntë asgjë pas goditjes së Arda Turan që ndoqi aksionin.

Në të 80-ën ishte radha e Aleix Vidal, që shfrtyëzoi një asist të Paco Alcacer për golin e 5-0.Barca me këtë sukses ngjitet në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Reali dhe përfiton nga përplasja mes Sevillas dhe Los Blancos në “Sanchez Pizjuan”.
 

Draxler shënon në debutim, PSG e nis vitin me fitore
PSG e nisi me fitore vitin 2017 në Ligën e Parë franceze. Blerja e dimrit, Julian Draxler ishte futbollisti që zgjidhi sfidën në favor të parizienëve duke shënuar që në debutim.

Draxler, në fakt ishte lojtari i ndeshjes jo vetëm për golin e shënuar por dhe për paraqitjen që bëri në fushë. Parizienët, që kishin humbur dy sfidat e fundit në kampionat në transfertë treguan këtë herë qetësi në lojën ë tyre duke e vendosur që në fillim në vështirësi kundërshtarin dhe pas një rasti të humbur nga Cavani që në minutën e dytë, panë gjyqtarin t’i mohonte dhe një 11-metërsh me Verratin, të cilin kryesori e ndëshkoi me të verdhë për simulim në të 29-tën. Gjithsesi ndeshjes i dha drejtim Draxler, që në të parën goditje drejt portës arriti të shënojë pas pasimit të Verratit. Në pjesën e dytë, Rennes u përpoq të arrinte te barazimi por nuk kishte forcën e duhur dhe për të pestën ndeshje radhazi u mund nga PSG duke mos arritur sërish që të shënonte gol./Supersport
 
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë