Luma fiton nënshtetësinë
shqiptare, falenderon në Twitte

Luma fiton nënshtetësinë <br />shqiptare, falenderon në Twitte
Këngëtarja kosovare Vesa Luma ka menduar të ndajë me fansat e saj në Twitter një çast mjaft të rëndësishëm për të. Ajo ka fituar nënshtetësinë shqiptare si dhe është pajisur me pasaportë shqiptare. Në shenjë falënderimi dhe gëzimi këngëtarja bukuroshe ka publikuar një letër falënderimi në të cilën shkruan:

“E dashura Shqipëri,
Me mburrje dhe krenari them se kam marrë dhuratën më të mirë për këtë “ 100 vjetor”, duke u bërë shtetase SHQIPTARE dhe duke mbartë me krenari gjithashtu shtetësinë KOSOVARE.
Në këtë 100 vjetor, unë si artiste, në pamundësi për të bërë më shumë, i premtoj Shqipërisë së Madhe që më ofroi gjithë këtë pasuri shpirtërore dhe artistike, se në çdo moment të jetës, do të mundohem ta bëj krenare, duke u munduar që përmes artit dhe këngës të vë në pah shpirtin pozitiv e të pastër Shqiptar!
Gëzuar!
Me respekt

vesa luma

Vesa Luma ka qenë e pranishme në eventet e ndryshme që janë zhvilluar në kryeqytet në kuadër të 100-vjetorit, e duket se kjo dhuratë për këngëtaren ka ardhur në çastin e duhur.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!