Lumani: Rama-Basha, kullat, dhe artistët në mes

Lumani: Rama-Basha, kullat, dhe artistët në mes

Teatri Kombëtar nuk është një ndërtesë që bie në sy për estetikë. Nuk është as funksional, pasi, me qëllim apo jo, ka degraduar si godinë. 

E vetmja vlerë e tij, është ajo copë toke, të cilën disa aktorë, regjisorë e aktivistë civilë, i kanë dalë për zot dhe thonë se nuk e lëshojnë edhe sikur të duhet të luftojnë, a thua ua ka lënë baba me tapi.   

A duhet prishur a jo, a duhet ndërtuar nga fillim a duhet rikonstruktuar, a duhet që bashkë me Teatrin e ri, të lejohet edhe ndërtimi i kullave, është debat thellësisht administrativ dhe politik, pse jo edhe shoqëror. 

Por, kurrsesi ky nuk mund të jetë një debat kulturor, dhe do të ishte më e ndershme që opozita të ishte vënë që në fillim në krye të kësaj beteje, duke mos përdorur fillimisht disa artistë dhe aktivistë të asociuar pranë saj, dhe më pas të shfaqej zyrtarisht edhe vetë, siç po ndodh tani. 

Këtu bëhet fjalë për planin zhvillimor të qytetit, dhe kryesisht të qendrës së Tiranës, të cilën Rama në mendjen e tij e ka projektuar me kulla. Pra, nuk kemi të bëjmë vetëm me çështjen e godinës së Teatrit, por me projektimin e qendrës së kryeqytetit me kulla. 

Ndaj dhe debati e beteja duhet të jenë thellësisht politike, pasi nga një anë kemi Ramën me idenë e tij të kullave, dhe nga ana tjetër kemi opozitën që kundërshton.

Kush do ta fitojë këtë betejë pastaj, mbetet për t’u parë. 

Por përfshirja e disa artistëve për të ruajtur muret e një godine, e cila është pjesë e një plani të qartë në kokën e kryeministrit, është thjesht një përdorim në betejën politike mazhorancë-opozitë, që po iu bëhet atyre. 

Beteja e artistëve, duhej të ishte ajo brenda atyre mureve. 

Dhe këtë betejë ata e kanë humbur prej kohësh.  

Ishte trishtuese, që për herë të parë në këto vitet e fundit ta shihje atë Teatër plot, vetëm për “inat” të Edi Ramës. 

Se kënaqësi, ka kohë që nuk sjell më as Teatri, dhe as ata që qëndrojnë gjithë natën për të ruajtur muret e tij, të cilat janë shembur me kohë prej mediokritetit që shfaqet aty, por që askush nga këta që ruajnë kolonat fizike të këtij Teatri, nuk duan, ose nuk pranojnë ta shohin. 

Këta e kanë mendjen si të mbajnë në këmbë kolonat e Teatrit, ndërkohë që ai i ka zënë prej kohësh brenda. 

Dhe ndaj tani merren me murre prej llaçi e tulle, se për art e Teatër është vështirë të flitet me ta dhe për ta.  

Se jo për gjë, por ende pas tre dekadash nga rënia e komunizmit, të vetmet shfaqje që mbahen mend nga Teatri dhe që shihen me dashuri, janë “Pallati 176” apo “Shi në plazh”. 

Ndërsa këtyre që merren me muret e Teatrit nuk iu mban mend asnjeri ndonjë shfaqje në Teatër e as ndonjë rol në filma, dhe tani janë kthyer në “aktorë” politikash, kush me Ramën e kush me Bashën. 

Vetëm se, kush dështon në Teatër, vështirë se mund të bëjë hajër në politikë!  / Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!