BARI – Operacioni i policisë italiane i koduar me emrin “Durrësi” ka çuar në pranga nëntë shqiptarë. Mëngjesin e sotëm, hetuesit e antimafias italiane kanë gjetur prova se për trafikun e kokainës urdhrat e trafikut jepeshin direkt nga Durrësi në Shqipëri dhe zbatoheshin nga celulat e trafikimit dhe shpërndarjes së drogës në disa qytete të Italisë dhe në Gjermani.
Prokuroria e Barit njoftohet se ka lëshuar nëntë mandate arresti. Sipas mediave italine, në pranga ka rënë 46-vjeçario, Andrea Hila, që konsiderohej se njeriu që drejtonte grupin e që jetonte në Molfetta dhe negocionte trafikun në Gjermani.
Gjithashtu u arrestua edhe Luis Mrinaj. Por, ndërkhë grupi ka patur edhe anëtarë të tjerë të cilët ishin përgjegjës për shpërndarfjen e kokainës në zona të tjera. Ata janë: Augustini Murgolo (i vetmi përfitues Italian si edhe përgjegjës për fushën e Bitonto); Agron Metvelaj, mbajtës i drogës deri në një vit më parë në një bar pranë portit të Molfettas. Të implikuar janë edhe shtetasit shqiptarëve të tjerë, Shkelzen Laci, dhe Altin Frroku , operatorë të shpërndarjes së drogës në sheshet e Riminit, Trentos dhe La Spezias.
Gjatë hetimeve u gjetën 6 kg kokainë me një vlerë prej rreth 500 mijë euro, një pistoletë armë shndërruar në armë vdekjeprurëse, 50 fishekë dhe një sasi e madhe e veshjeve të falsifikuara, të importuara ilegalisht në Bitonto.
Organizata kriminale përdorte si koperturë një binzes veshjesh për të mbuluar drogën e ardhur në Itali nga Amerika e Jugut dhe Spanja.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com