'Lumenj droge' në Foggia të Italisë! 20 arrestime! Shkatërrohet organizata kriminale! Drejtohej nga një shqiptar dhe një italian

'Lumenj droge' në Foggia të Italisë! 20 arrestime! Shkatërrohet organizata kriminale! Drejtohej nga një shqiptar dhe një italian

Imazh nga aksioni i Policisë italiane

ITALI- "Lumenj droge" u zbuluan në aksin Foggia - Potenza, ku u shkatërrua një organizatë kriminale e destinuar për tregtimin e drogës e cila drejtohej nga një italian, Enrico Caputo dhe një shqiptar, Ardit Ismaili.

Operacioni për shkatërrimin e bandës  u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së premtes nën drejtimin e Drejtorisë së Antimafias së Qarkut Potenzë, ku 22 persona janë shoqëruar, njëmbëdhjetë prej të cilëve janë lënë në burg, katër në arrest shtëpie dhe një i është ndaluar qëndrimi në Rajonet Pulia dhe Basilicata  si dhe kanë detyrimin e përditshëm të paraqitjes në Polici.

Hetimet bënë të mundur grumbullimin e pistave serioze në lidhje me ekzistencën dhe funksionimin, në Melfi dhe në të gjithë zonën Vulture-Melfese, të një organizate të përhershme të dedikuar për trafikun e drogës.

Organizata kishte dy drejtues,  një italian dhe një shqiptar, të cilët kishin mjete që përdoreshin për transportin dhe fshehjen e drogës dhe furnizonin me marjuanë dhe kokainë sheshet dhe jo vetëm  të provincës së Foggias.

Për më tepër, organizata ishte e përhapur dhe në vende të ndryshme dhe ambiente të fshehta, të vëna në dispozicion të bashkëpunëtorëve, për ruajtje pas aktiviteteve të furnizimit me karburant dhe ishte e pajisur me disa persona të posaçëm, të ngarkuar me detyrën për gjetjen e klientëve dhe shitjet me pakicë, të ardhurat e të cilëve u riinvestuan menjëherë më pas.

Hetimet u realizuan përmes përgjimeve telefonike dhe mjedisore, vëzhgimit, kontrolleve tradicionale, ashtu edhe nëpërmjet përdorimit të kamerave. Ato zbuluan gjithashtu të dhëna serioze në lidhje me disponueshmërinë e 3 armëve kallashnikovë.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?