Shkodër- Zonat e lakmuara turistike nuk janë vetëm atraktive për vizitorët vendas dhe të huaj, por edhe burim biznesi për subjekte dhe individë që operojnë në ato zona, shpesh duke sjelle edhe ngjarje të pakëndshme.
Një rast i tillë ka ndodhur në zonën e Vaut të Dejës, mes dy familjeve në konflikt konkurrence për biznesin e transportit me varka të turistëve, në luginën e Lumit të Shalës.
Mosmarrëveshjet kanë denigruar ditët e fundit deri në kërcënimin me jetë me një armë pneumatike nga dy të dyshuar babë dhe bir, ndaj ‘rivalit’ të tyre 58-vjeçar.
Policia e Shkodrës konfirmoi sot (26 Gusht) ngjarjen, duke proceduar penalisht K.N., 55 vjeç dhe R.N., 24 vjeç, banues në Vaun e Dejës.
Gjatë kontrolleve në banesë atyre, u gjetën arma pneumatike dhe 1 mjet prerës thikë, që mbaheshin pa leje.
Denoncimi ishte depozituar nga vetë 58-vjeçari i kanosur. Pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje, babë dhe bir u lanë për hetime në gjendje të lirë, teksa kanë pretenduar agresion dhe kërcënime nga paditësi.
Ndaj tyre janë ngritur 3 akuza për veprat penale “kanosja”, “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Dosja për rastin i ka kaluar prokurorisë vendore.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.3%
-
Pak
18.9%
-
Nuk kam mendim
6.8%
Vota total: 487
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shabani: Biznesmeni afër PD e këshilltari i opozitës po grabisin pronat e banorëve në Shkodër! Kulluri: Opozita pronare e gjysmës së kullave në Tiranë (Ironizon dhe Nokën)
26 Mars, 17:49
-
Rama me të rinjtë në Shkodër: Mesazh Brukselit me 11 Maj! Pavarësuam drejtësinë, të tjerët nuk hynin në parlament! Berisha do të shkrijë ‘Noc Rrokun’
26 Mars, 17:12
-
Rama inspekton punimet në shkollën ‘Ndre Mjeda’, do të mësojnë 800 nxënës! Kryeministri: Shkodrën e kishin lënë në harresë
26 Mars, 17:09
-
Rama takim me sipërmarrësit nga Shkodra: Kemi bërë gati 200 mln euro investime në energji dhe ujë! Shumë rrugë që nuk u bënë në vite janë drejt përfundimit
26 Mars, 15:45
-
Vllaznia udhëton në fushën e kryesuesve, Brdaric: Egnatia ndër ekipet më të mira, duam tri pikët
26 Mars, 14:27
-
Rama në Shkodër batuta me sipërmarrësin e verërave: Unë e njoh se pi shishen 33 mijë euro e ke parasysh! Me hyrjen në BE, agroturizmi, ofertë luksi jo 'hajde të hamë pula në fshat''
26 Mars, 12:38
-
Banorët sërish në protestë kundër resortit të Ulajt në Velipojë, përplasen me policinë: Na grabiti pronat me kreun e PL në Malësi të Madhe! Disa të shoqëruar (VIDEO)
26 Mars, 12:27
-
Prej vitesh i murosur pas shëmtisë së kaosit 'liridemokratik' shikoni si është transformuar hyrja e Shkodrës! Rama: Ishte kthyer në xhep falco, si Lana e viteve 2000
26 Mars, 12:14
-
'Si Lenka Çuko!'/ Rama reagon ndaj sulmeve të 'Neomalësores': Bullizimi një 'pocaqi'! 'Këneta' me personazhe groteskë! Për të ndryshuar Shkodrën na duhet vota e demokratëve
26 Mars, 10:40
-
Bashkim Ulaj nis ndërtimin e resortit luksoz në Velipojë, banorët në protestë: Bashkëpunëtori i tij na grabiti tokën, falsifikuan dokumentet! Kallëzim në SPAK
25 Mars, 19:19
-
KPK e kishte shkarkuar në 2022, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja
25 Mars, 16:31
-
Tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet 68-vjeçari në Vaun e Dejës! Qëlloi me armë gjahu, e goditi me grushte dhe më pas e dëmtoi me xham
24 Mars, 09:35
E mo z.Rama qe u thua shqipove kthehuni e investoni,apo bejuni kamariere e guzhinjere ketu e jo ne bote,e shikon realitetin apo jo? Vetem dy familje ishin keto e gati armet ne emer te konkurences!Ai tjetrit u vra nga mina qe deshi t'i vinte rivalit ne traget ne Sarande! Dy veta i ke ne arrati e dy ne varr se plasi sherri per nje pjate gjelle ne Velipoje,per te mos folur per zenkat per kufij plazhi e udhetare qe furgonet e autobuzet i marrin njeri-tjeterit! Kur e orienton ekonomine e vendit vetem drejt nje drejtimi,keto do te presesh!
Përgjigju