Qindra hektarë tokë bujqësore janë 'përpirë' nga rrjedha e Lumit Mat në fshatin Skuraj të Kurbinit. Shqetësimi është ngritur nga banoret e kësaj zone, të cilët thonë se shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit për marrjen e inerteve ka sjellë këtë situatë. Problematika është e njohur edhe për autoritetet përgjegjëse, por sipas banoreve nuk është marrë asnjë masë për ndalimin e kësaj masakre që po i bëhet Lumit Mat.
"Firmat marrin inerte, i marrin natën jo ditën. E kemi bërë këtë ankesë dhe në bashki. Mbi 5 dynym tokë me dokumentacion të rregullt i ka marrë lumi", tha një banor
"5-6 dynym tokë na kanë ikur, futen natën trajlera të mëdhenj dhe marrin inerte se ku i çojnë nuk e di, punojnë gjatë natës", tha një banor
Shfrytëzimi i Lumit Mat për inerte është një problematike e vazhdueshme e cila ka sjellë mjaft pasoja edhe në akset rrugore përgjatë tij, përfshire edhe rrugën e kombit në afërsi të fshatit Skuraj.
-
Ta perpije sa te mos lere asnjë cm toke. Me mire ta perpije uji natyra se sa ta shkaterrojne fshataret!
Përgjigju-
Fshataret lane arrat djere, lane gomeret dhe moren makina te vinë verdalle gjimnazevebper ndonje midhje. Enveri ua bëri mirë me ligjin e madhe të Pasaportizimit!
-
Fshataret e punojne token o kafshe. Qytetaret po e shkaterrojne me makineri naten.
-










Komente
Komento