FUSHE-KRUJE - Lumi Zezë që përshkon mes për mes qytetin e Fushë-Krujës është kthyer në një vendgrumbullim për mbetjet urbane. Ky fenomen është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës, të cilët ankohen se hedhja e mbeturinave përgjatë rrjedhës së lumit rrezikon përhapjen e sëmundjeve infektive.

Ndërkohë, rritja e temperaturave shton rrezikun e epidemive. Lagjet Kastrioti dhe Bakushe Visha janë më të prekura nga ky shqetësim, ndërsa banorët bëjnë apel për ndihmë.

Lumi Zezë ka shkaktuar disa herë dëme të shumta tek banorët, edhe gjatë periudhës së dimrit. Lumi del shpesh nga shtrati si pasojë reshjeve intensive duke përmbysura banesa dhe toka bujqësore.