Kreu i PD Lulzim Basha ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen në postin e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet dhe se pret me kënaqësi që të punojë me Abdixhikun.
“Urimet më të mira për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku. Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish presidenti Ibrahim Rugova.
Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku për të vijuar marrdhëniet e shkëlqyera mes dy partive si dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, shkruan Basha.
Abdixhiku ka arritur të marrë mbi 190 vota nga 329 delegatë që kanë votuar, duke u zgjedhur kryetar që në raundin e parë. Në garë për tu bërë kryetar i LDK-së ishte edhe Lutfi Harizi i cili mori 117 vota dhe Besian Musatafa me vetëm 16 vota, ndërsa Anton Quni hoqi dorë nga kandidimi pak orë para se të fillonte procesi i votimit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha nuk kursen sulmet: Dumani, 'ushtar i partisë'! Do përballet me ligjin për krime elektorale
17 Shkurt, 12:51
-
Ben Andoni: Miti i zgjedhjeve të Kosovës ra më 2025
16 Shkurt, 19:03
-
Jorida Tabaku për programin e PD: Taksa të ulëta, rregulla të qarta dhe ekonomi të lirë e konkurruese! Modeli aktual, vetëm për të privilegjuarit
16 Shkurt, 18:16
-
I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme
16 Shkurt, 16:58
-
Berisha: Audit për 12 vite qeverisje të Ramës, ku shkuan 64 mld euro buxhet në 12 vite
16 Shkurt, 14:01
-
Eduard Zaloshnja: Në qoftë se votohet sot në Tiranë: PS 19 mandate, PD 14, të tjerat 4
16 Shkurt, 12:12
-
Kush ka informuar Edi Palokën për arrestimin e Erion Veliajt para se urdhri i SPAK të ekzekutohet? (VIDEO)
15 Shkurt, 17:33
-
‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë’, Basha: Rama dhe Berisha kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj
15 Shkurt, 13:52
-
Eduard Zaloshnja: Kur Berisha doli me epërsi ndaj Bashës në sondazhet e mia…
15 Shkurt, 10:24
-
'Aleanca e trekëndëshit kundër drejtësisë, Berisha çon militantët, Rama administratën', Basha: Qytetarët do t’i ndëshkojnë me votë më 11 maj
14 Shkurt, 17:18
-
VIDEO/ SPAK-u, SKAP-i, apo SKRAP-i i partisë, kë do zgjedhë Sali Berisha?
14 Shkurt, 14:00
-
Eduard Zaloshnja: Një përmbledhje e sondazhit ‘Piepoli’ për Qarkun Tiranë
14 Shkurt, 13:12