Lunaçek: Kosova të mos akuzojë
BE për vizat, votoni demarkacionin

Lunaçek: Kosova të mos akuzojë<br />BE për vizat, votoni demarkacionin<br>
Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek gjatë ditës së sotme ka bërë thirrje edhe njëherë që të miratohet marrëveshja e Demarkacionit. Këto komente, Lunacek i ka bërë në një konferencë sot në Prishtinë, ku ndër të tjera foli edhe për zgjedhjet e fundit në Kosovë.

“Do të doja t’ju bëj thirrje të gjithë në Kuvend që të ecin përpara dhe ta votojnë demarkimin me Malin e Zi”, tha Lunacek, shkruan zeri.info. Ajo më tej, foli për zgjedhjet, vlerësoi se ato kanë shkuar mirë, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

“Në zgjedhjet e vitit 2010 ka pasur shumë parregullësi. Mirëpo zgjedhjet që janë mbajtur tani në përgjithësi kanë qenë mirë”, theksoi ajo.

Lunacek tha se në Kosovë ka pasur përmirësime të dukshme që nga paslufta, mirëpo siç ajo u shpreh, ende ka vend për përmirësime. “Kjo është vizita ime e fundit, e kam bërë me gjithë qejf këtë punë që nga shpallja e pavarësisë. Gjatë atyre 8 viteve ka pasur përmirësim, mirëpo ende ka vend për përmirësim” përfundoi ajo. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore