Eurodeputetja Ulrike Lunaçek ka zhvilluar një vizitë në Prishtinë, në përfundim të mandatit të saj si raportuese e Kosovës në Bruksel. Lunaçek është takuar me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i cili e ka falënderuar atë për mbështetjen dhe rolin e saj të sinqertë e konstruktiv.

Përmes një njoftimi në ‘facebook’, Presidenti Thaçi e cilëson eurodeputeten një zë të Kosovës në Bruksel dhe të Brukselit në Kosovë. Sipas tij, eurodeputetja Lunaçek do të mbetet përgjithmonë mike e Kosovës.

“Eurodeputetja Ulrike Lunaçek ka qenë zë i Kosovës në Bruksel dhe i Brukselit në Kosovë. Sot, në vizitën e saj të fundit si raportuese, e falënderova atë për mbështetjen dhe rolin e saj të sinqertë dhe konstruktiv. Eurodeputetja Lunaçek do të mbetet përgjithmonë mike e Kosovës! HTH”, shkruan Thaçi.

thaci lunacek
(Postimi i Presidentit Hashim Thaçi)

d.c./shqiptarja.com