Lunaçek në Prishtinë, kritika
për vonesat në reformën zgjedhore

Lunaçek në Prishtinë, kritika<br />për vonesat në reformën zgjedhore
PRISHTINË - Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, është duke zhvilluar një vizitë në Prishtinë. Gjatë takimeve ajo ka kritikuar institucionet e Kosovës për vonesën e reformës zgjedhore.
 
Sipas saj, me gjithë premtimet e bëra nga kryeministri Thaçi se reforma do të përfundonte gjatë verës, kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin se kjo reformë nuk do të përfundojë deri në zgjedhjet e ardhshme dhe se do të jetë në fakt një reformë shumë e vogël. Pra jo një reformë e vërtetë zgjedhore.
 
Lunaçek foli dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën duke thënë se ky proces mund të zgjasë dhe 2-3 vite të tjera. Por tha se dialogu me Serbisë ka zbutur qëndrimin e shumë eurodeputetëve, karshi Kosovës.
 
Në fjalën e saj, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian foli dhe për karriget e rrezervuara për serbët e veriut. Lunaçek tha Kushtetuta e Kosovës garanton 10 karrige në Kuvendin e Kosovës, qofshin ato të rrezervuara apo jo.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar