Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, i ka ftuar edhe një herë pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë sa më parë dhe mos ta bllokojnë rrugën e shtetit kosovar drejt BE-së.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare, sipas të cilave deputetja austriake ka theksuar se Kosova edhe pse prej shtatë vitesh është një vend i pavarur, nuk ndihet e mirëseardhur në Bashkimin Evropian.
Lunacek i ka ftuar autoritetet në Kosovë që të bëjnë më shumë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve sociale për një jetë më të mirë të qytetarëve të saj, në mënyrë që të ulet numri i emigrantëve në Evropën Perëndimore dhe ta përshpejtojë zgjidhjen e çështjes së liberalizimit të vizave.
“Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës të cilët ndjehen të burgosur dhe të izoluar”, ka deklaruar ajo.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com