Lunacek: Opozita të kthehet në Kuvend


PRISHTINË, ATSH/.- Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Ulrichke Lunacek ka bërë thirrje partive opozitarë në Kosovës që ta presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të kthehen në Kuvend.
"U apeloj përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë që të mos vazhdojnë edhe më tej në përshkallëzim të situatës. Partive opozitare iu rikujtoj në demonstratat tradicionale jo të dhunshme që kanë bërë kosovarët", ka thënë ajo në një deklaratë për media.
Lunacek ka thënë se tashmë është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese vendimi i së cilës pritet të merret në janar dhe deri atëherë partitë opozitare duhet që të kthehen në Kuvend.
Lunacek ka thënë se opozita duhet të mundësojë që puna në Kuvend të vazhdojë siç është rasti rreth buxhetit, që duhet të miratohet për përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të vendit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës