Spanja është ndër pesë vendet e Bashkimit Europian që nuk ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. Nënkryetarja e Parlamentit Europian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka zbuluar bisedimet me Spanjën për njohjen e Kosovës.

Ajo ka thënë se ata shqetësohen për Katalonjën, ndaj dhe hezitojnë drejt një vendimi të tillë, pasi kjo mund të kishte efekte në pjesën katalanase të spanjës, i cilët vijojnë përpjekjet për pavarësi.  
 
“Kur kam biseduar me spanjollët ata më thoni se janë të shqetësuar se si Kosova u nda nga Serbia, që mund të ketë efekt edhe mbi Katalonjën”, tha Lunaçek, teksa vazhdoi të tregonte edhe përgjigjen e saj: “Megjithatë, asnjë nga qeveritë demokratike të Frankos në Spanjë nuk kanë bërë në Kataloni, atë që ka bërë Slobodan Millosheviçi në Kosovë ndaj shqiptarëve”, u shpreh Lunaçek. 
 
Numri dy i Parlamentit Europian, austriakja Ulrike Lunaçek, tha më tej se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, është një absurditet, ndërsa shtoi se kjo gjë është bërë e padurueshme. 

Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia janë pesë vendet e Bashkimit Europian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com