Deputetja  e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek,  ka bërë thirrje që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi të përfundojë sa më shpejt. Ajo iu ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të votojnë  në kuvend marrëveshjen  e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Sakaq  Lunaçek, tha se kjo marrëveshje  është një kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të lëvizin në zonën Shengen.

Gjatë konferencës për mediat në Prishtinë  ka theksuar se demarkacioni është një detyrim për autoritetet kosovare që qytetarët të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas saj “topin” e liberalizimit për qytetarët e kanë deputetët e Parlamentit të Kosovës.

 “Doja t’ju bëja thirrje secilit në Kuvendin e Kosovës që ta ratifikojnë demarkimin me Malin e Zi. Serbia do ta njohë Kosovën para anëtarësimit në BE. Ky është opinion i imi personal”, tha Lunaçek në një konferencë për media të mbajtur në Qendrën Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë. 

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com