/ATSH/- Lundrimi detar risi dhe sfidë për  zhvillimin e një turizmi elitar, ishte tema e një takimi që u zhvillua sot në  " Hotel Rogner", mes bizneseve shqiptaro-italiane që   operojnë në këtë  sektor.

Assonautica italiane dhe Assonautica Euromesdhetare nën kujdesin e "Unioncamere di Puglia" në Tiranë oganizuan këtë takim teknik në kuader të  projektit  "Zhvillimi i qëndrueshëm: promovimi dhe trendi "Made in Italy" përmes kualifikimit dhe  vlerësimit të zinxhirit të sektorit të lundrimit", ku ishin të pranishëm 16 sipërmarrje puljeze të sektorit të lundrimit dhe të ekonomisë së detit, ushqimit, artizanatit dhe turizmit.

Po ashtu, moren pjese edhe rreth 70 operatorë ekonomikë shqiptarë të disa sektorëve si,  lundrimi për argëtim, tregtim,  pajisje dhe aksesorë lundrimi, konsulenca dhe shërbime, turizëm detar dhe lundrues, porte,  marina, ekonomia e detit etj.