VLORË- Dy persona janë shpëtuar nga policia kufitare, pasi rrezikuan jetën në ujërat detare të Jonit, pranë bregut të Dhërmiut.
Ndonëse moti nuk i favorizonte, pasi ditën e sotme kanë dominuar erërat e forta në Vlorë, dy personat identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, zgjodhën që të lundronin me gomone (pa motor). Era e fortë e ka shtyrë gomonen në thellësi të detit, duke ua bërë të pamundur që të riktheheshin në breg dhe duke rrezikuar që të mbyteshin.
Fatmirësisht, policia kufitare ka arritur që të ndërhyjë në kohë dhe t'u shpëtojë jetën.