Lungomare 4 ka rehabilituar segmentin Radhimë-Orikum duke sjellë më shumë qetësi e rregull për familjet e pushuesit.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale nga deputeti socialist Pirro Vëngu, shihet ndryshimi që ka pësuar kjo pjesë duke mundësuar tashmë shmangien e pluhurit e zhurmës.

Ndërsa në video përmend të gjitha këto aspekte, Vëngu shton se ky investim ka rritur edhe vlerën e aseteve të zonës.

Lungomare 4 – një investim që e ka ndryshuar katërcipërisht fytyrën e segmentit nga Radhima drejt Orikumit, por mbi të gjitha ka ndryshuar përvojën e shumë familjeve dhe pushuesve. Sot nuk përballen më me pluhurin, zhurmën dhe rrëmujën e makinave që vinin nga të gjitha anët, por shijojnë një hapësirë më të rregullt, më të aksesueshme dhe shumë më dinjitoze për një prej zonave më të bukura të bregdetit shqiptar”, shprehet deputeti.