DIBËR- Vatra e zjarrit në fshatin Vlashaj të Lurës është aktivizuar sërish mbrëmjen e kësaj të hëne, ku për shkak se flakët janë të përmasave të mëdha janë në rrezik disa banesa.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë evakuuar disa banorë, banesat e së cilëve janë shumë pranë vatrës së zjarrit. Banorët e fshatit po përpiqen me mjete rrethanore të izolojnë zjarrin dhe bëjnë thirrje për ndihmë pasi po flakët përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Nuk dihet ende shkaku u zjarrit, por nuk përjashtohet që të jetë zjarrvënie e qëllimshme, siç kanë rezultuar shumica e zjarreve që janë regjistruar në territorin shqiptarë gjatë kësaj vere.
Dy ditë më parë, kjo zonë u përfshi nga zjarri, e për pasojë u dogjën rreth 5 hektarë pisha.
o njerez shqiptare kafshe, o njerez te pandeegjegjshem. ju doni anarki te perhershme. na detyroni me thone se ishim mire kur ishim keq. po pse nuk ndodhnin zjarre ne kohen e para viteve 90. po te njejtit njerez jeni, thjesht atehere kishit frike, tashti jeni thjesht kafshe.
Përgjigju