LUSHNJË - Një person është përplasur për vdekje nga një automjet ndërsa po kalonte nga njëri krah rrugës në tjetrin në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Aksidenti bëhet i ditur se ka ndodhur në kilometrin e parë të këtij aksi rrugor.
Automjeti i cili e ka përplasur për vdekje viktimën e paidentifikuar, është larguar nga vendngjarja pas askidentin.
Por trupi i viktimës përveçse është përplasur nga mjeti i parë, është shtypur edhe nga mjetet të tjera të cilat për shkak të errësirës nuk e kanë vënë re trupin e pajetë në mes të rrugës.
Policia ka nisur hetimet për zbulimin e drejtuesit të mjetit që ka përplasur viktimën, ndërsa ka nisur punën edhe për identifikimin e këtij të fundit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com