LUSHNJË - Në bazë të operacionit të koduar " Motorrët e Plugut " policia e Lushnjës ka ndaluar  Luis Dakan, 30 vjeç dhe Mariglen Gashin, 24 vjeç i dënuar më parë për vjedhje.

Sipas policisë ndalimi i këtyre dy personave  u bë për arsye se me date 28 maj të 2014-s dyshohet se kanë vjedhur motorçikletat e Almir Gurricës dhe Luftar Sharkës.
 
Gjithashtu 24-vjeçari Mariglen Gashi ka kryer edhe disa vjedhje te tjera motorrash ne rrethin e Lushnjës dhe ia ka shitur shtetasit Paqësor Hatija ne fshatin Kallm Fier.
 
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 motora. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim” e parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)