LUSHNJE- Një person ka mbetur i vdekur, pasi është përplasur pak minuta më parë nga një furgon në afërsi të kthesës së Çermës. Personi, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, po tentonte të kalonte trafikndarësen, në momentin kur është përplasur nga furgoni me targa kosovare 01916BB.
 
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se drejtuesi i mjetit, Ilir Hoxha 35 vjeç, i cili është ndaluar nga uniformat blu, po kthehej nga Lushnja.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat e policisë, si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)