Lushnjë, i dënuarit kthehet nga
leja me kanabis në burg

Një 31- vjeçar i dënuar për “Vrasje me paramendim” është rikthyer nga leja e marrë në burg me një sasi kanabisi prej 40 kilogramës.

Dilver Adushaj, i cili është aktualisht duke vuajtur dënimin në I.E.V.P Kosovë e madhe, në momentin që ka hyrë në burg, gjatë kontrollit të ushqimeve që i dënuari kishte me vete është gjetur edhe sasi prej 40 gramësh e lëndës narkotike.

Sasia e kanabisit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa Adushaj është akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Futja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit”.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Dilaver Adushaj, 31 vjeç banues në Roskovec Fier, i dënuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” dhe aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P Kosovë e madhe

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të I.E.V.P Kosovë e Madhe në ushqimet e shtetasit Dilaver Adushaj i cili kthehej nga leja, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 324./a të Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë