TIRANË - Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë sot në Lushnjë  duke u ndalur në rrethrrotullimin e Savrës në rrugën e cila lidh Lushnjën me Beratin.

I pritur nga Kryetari i bashkisë Lushnjë Fatos Tushe, si dhe ndërtuesit e rrugës, ai ka inspektuar nga afër punimet që janë kryer në këtë aks tepër të rëndësishëm që lidh 2 qytetet.

Sipas specialistit të rrugëve ky segment do të jetë totalisht i përfunduar në të gjitha lotet e tij për dy muaj, por aktualisht pjesa e Lushnjës deri në urën vajgurore është e kalueshme edhe aktualisht.

Pasi përshkoi një pjesë të rrugës në këmbë, kryeministri Rama u përshëndet me simpatizantët dhe vazhdoi rrugën drejt Beratit nëpërmjet këtij aksi dhe jo duke ndjekur rrugën e vjetër.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)