LUSHNJE- Një zjarr i madh ka përfshirë Shkollën 9-vjeçare të fshatit Kashtëbardhë, rreth orëve të para të mëngjesit. Si pasojë e flakëve të dala jashtë kontrollit është dëmtuar pothuajse gjithë godina e shkollës.

Menjëherë sapo kanë marrë lajmin, drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shërbimit zjarrfikës, efektivët e policisë, si dhe shtabi i emergjencës të cilët punuan për neutralizimin  dhe fikjen e plotë të zjarrit.

Sipas burimeve, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit por dyshohet se faktor mund të ketë qënë ndonjë ngrohëse e cila mund të jetë harruar e ndezur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)