Ekipi i Lushnjes shpallet zyrtarisht kampion i Kategorisë I pas fitores me rezultatin 2-1 kundër ekipit të Naftëtarit në javën e 28-të, duke kryesuar bindshëm klasifikimin me 62 pikë. Lushnja ka fituar ndeshjen me golat e Koreshit dhe Metushit, duke mos e vendosur asnjëherë në dyshim fitoren. Lagunarët nuk e kanë vendosur asnjëherë në diskutim rikthimin në kategorinë Superliore, por vendi i parë ishte mënyra më e mirë për t'u ngjitur.
Partizani ka “falur” Kamzën në derbin e zhvilluar në fushën e Yrshekut duke i dhuruar fitoren që i jep shanse për të shpëtuar nga rënia një kategori më poshtë edicionin tjetër. Gramshi i bashkohet Naftëtarit në Kategorinë e Dytë pas humbjes së thellë përballë Butrintit, Besëlidhja fiton me Dinamon duke e zbritur këtë të fundit në vendin e 10-të duke i rrezikuar qëndrimin nëse nuk fiton ndeshjet e mbetura. Tri pikë me shumë vlera ka marrë Elbasani ndaj Mamurrasit duke i shtuar shanset e mbijetesës. Tërbuni rikthehet te fitorja me Pogradecin. Burreli ka mundur me rezultatin 2-1 Ilirinë e Fushë-Krujës.
/Shqiptarja.com