Një 25-vjeçare nga Lushnja prej kohësh përndiqej nga fqinji i saj 69-vjeçar, dhe për këtë ajo ka kërkuar ndihmë në policinë e Lushnjes. Sipas dëshmive të vajzës i moshuari i ishte kthyer në një mankth të vazhdueshem pasi i kërkonte asaj që të lidheshin bashkë. 

69-vjeçari i kishte propozuar që të iknin të dy në një vend larg syrit të fshatit dhe të kryenin marrëdhënie seksuale. Por vajza e ka refuzuar në çdo rast deri sa situata po tensionohej dhe duke përbërë një kërcënim për të, ajo vendosi që ta denonconte në polici. 

Menjërë pas kallëzimit të 25-vjeçares nga fshati Mizë , fqinji i moshuar, 69 vjeç me inicile G. sh është ndalur nga uniformat blu dhe është marrë në pyetje, por ai e ka mohuar ta ketë ngacmuar dhe përndjekur vajzen. 

“Është e vërtetë, unë kam simpati për të. Por nuk e kam përndjekur dhe as i kam kërkuar seks”, është shprehur 69 –vjeçari. Ndërkohë autoritet po vijojnë me zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)