LUSHNJE - Aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur në aksin Lushnje – Rrogozhinë sot pasdite.

Një makinë ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe e prej së cilës ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Beqir Boci nga Elbasani. Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Golem.
 
Boci po udhëtonte me mjetin me targa EL 8424 B dhe ka humbur jetën gjatë transportit për në spitalin rajonal.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)