Krim në familje në Lushnje. Babai 45-vjeçar tenton të vrasë me thikë djalin 18-vjeçar dhe bashkëshorten e tij.
Policia bën të ditur se mëngjesin e kësaj të marte, për shkak të një konflikti në familje, Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje, ka qëlluar me thikë bashkëshorten, M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, M.Gj, 18 vjeç.
Nënë e bir kanë marrë plagë në trup nga goditjet me thikë. Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjes ku mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
/Shqiptarja.com

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, shtetasin M.Gj, 18 vjeç, duke iu shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com