Lushnje, Basha: Rama jeton mes
vizatimeve dhe qypave me baltë

Lushnje, Basha: Rama jeton mes<br />vizatimeve dhe qypave me baltë
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka kërkuar votën në Lushnje, si një dënim sipas tij, qeverisë dhe Edi Ramës.

Basha tha se fermerët nuk subvencionohen dhe malli i tyre nuk shitet, ndryshe nga premtimet dhe propaganda e kryeministrit. Sipas kreut të opozitës, Rama jeton mes vizatimeve dhe qypave me baltë dhe kurrë nuk do t’ia dijë për qytetarët.

“Përmes ndryshimeve kushtetuese ju do keni në dorë të zgjidhni dhe të shkarkoni deputetët tuaj.

Do marrë fund shfaqja e shëmtuar që ka pasur vetëm një qëllim, që t'ju mashtrojë. Rama jeton mes vizatimeve dhe qypave me baltë dhe kurrë nuk deshi t’ia dijë për ju. Ku janë 300 mijë vendet e punës? A është punësuar ndonjëri prej në këto 4 vite? Sot ngriti dolli për mua në Vlorë.

Nuk është koha për dolli se i ke zhytur peshkatarët në mjerim. Fermerët janë të braktisurit e mëdhenj të republikës së vjetër.

Rama u thotë sot fermerëve merrni kredi, duke dalë si kryeministri i bankave. Kryeministri i ri nuk do jetë kryeministri i oligarkëve. Unë do jem kryeministri i fermerëve shqiptarë. 100 milionë euro subvencione për fermerët”
– tha Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

Gara presidenciale në Turqi/ Probleme për kundërshtarin e Erdogan, pozon me këpucë mbi qilimin e lutjes (FOTO)

Gara presidenciale në Turqi/ Probleme për kundërshtarin e Erdogan, pozon me këpucë mbi qilimin e lutjes (FOTO)