Lushnje, 5 Korrik/ATSH-Rr.Isufaj/- Specialistët e drejtorisë së veterinarisë në bashkinë e Lushnjes kanë ndërmarë një një valë kontrollesh duke kaluar në sitë të gjitha njësitë e tregtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësoro-blegtorale. Në fokusin kryesor të këtyre kontrolleve ka qënë verifikimi i cilësisë, standardeve dhe kushteve higjieno-sanitare të ambjenteve ku ruhen dhe tregtohen produktet ushqimore.
"Ne do të vazhdojmë të monitorojmë bizneset se si i zbatojnë rregullat dhe detyrimet ligjore në lidhje me respektimin e kushteve higjieno-sanitare", tha gjatë një interviste përATSH-në n/kryetari i bashkisë, Gentian Nushi. Sipas tij, kontrolllet janë përqëndruar në dyqanet e tregtimit të mishit, bukës, ëmbëlsirave dhe të gjitha njësite e tregtimit të artikujve ushqimor dhe kanë vazhduar edhe jashtë orarit zyrtar, me qëllim rritjen e efikasitetit të tij. Stina e thatë e verës dhe temperaturat e larta që e bashkëshoqërojnë e bëjnë edhe më evident rrezikun e shëndetit nga faktorët ushqimore.Nushi u ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos blejne në rrugë, veçanerisht produktet dhe nënproduktet blegtorale, mish, peshk, sallam, djath, gjalp, vezë etj. "Madje edhe në rastin e blerjes së mishit nëpër dyqane, klienti duhet të kërkoje çertifiikatën, flete-analizën dhe kushtet e ruajtjes", tha ai.
Nga kontrollet e ushtruara është konstatuar se në përgjithësi subjektet tregtuese kanë respektuar standardet higjieno-sanitar dhe vlerat e produkteve ushqimore janë të garantuara. Lokalet e tregtimit janë të pajisura me sistemin e ftohjes, me ujin e ngrohtë, me sistemin e ajrimit dhe kanë sipërfaqen e nevojshme. Një nga problemet më të mprehta për momentin mbetet tregtimi i qumështit në rrugë. Ky është shndërruar në një fenomen dhe momentalisht nuk janë gjetur rrugët dhe instrumentet e duhur për t'i thënë "stop" kësaj dukurie.
"Një tregtim i tillë është shumë i rrezikshëm për shëndetin, pasi nën efektin e ekspozimit në diell dhe në pluhur, vetitë fiziko-kimike të qumështit shkatërrohen", tha Nushi. Një tjetër faktor që e bën edhe më të rrezikshëm tregtimin e qumështit në rrugë është mosdija e origjinës nga merret, gjendja shëndetësore e bagetive, higjiena e trajtimit dhe ambalazhimit nga ana e fermerit që e tregton etj", theksoi ai. /a.ke/
/Shqiptarja.com