Lushnjë/ Bastet online, goditen dy raste nga policia! Arrestohen 2 persona, në hetim 3 të tjerë (EMRAT)

Lushnjë/ Bastet online, goditen dy raste nga policia! Arrestohen 2 persona, në hetim 3 të tjerë (EMRAT)

Baste online

LUSHNJË - Policia e Lushnjës arrestoi dy shtetas, Ferdinand Toshkallari (56 vjeç) dhe Vasillaq Petro (56 vjeç), dhe nisi hetimin për tre të tjerë, A.S., A.H. (59 vjeç), dhe A.M. (42 vjeç), për organizim të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Rasti i parë ka ishte në lagjen "Kongresi", ku lokali i 56-vjeçarit Toshkallari ishte përshtatur për vendosje bastesh me celularë. Në këtë lokal u kapën në flagrancë 4 persona duke kryer veprimtari të paligjshme.

'Si rezultat i kontrolleve në lokale dhe ambiente të tjera, ku në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, dyshohej se organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasit F. T., 56 vjeç, V. P., 56 vjeç, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., A. H., 59 vjeç dhe A. M., 42 vjeç.', thotë policia.

Rasti i dytë ishte në lagjen "Savër", 42-vjeçari A.M. u kap duke vënë baste sportive në lokalin e tij. Ai tentoi të fshehë provat duke hedhur celularin me faqen e basteve aktive, por pajisja u gjet dhe sekuestrua.

'Shtetasi A. M. u kap në lokalin e tij, në lagjen "Savër", duke vënë baste sportive me celular. Me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti, 42-vjeçari sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur celularin ku kishte aktive, faqen online të basteve. Pajisja u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.', vijon njoftimi i policisë.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 6 celularë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave