DIVJAKE - Në kuadër të takimeve që kryeministri i vendit Sali Berisha po zhvillon me fermerët në Shqipëri, sot shefi i mazhorancës u ndodh në Divjakë nga ku deklaroi se në zgjedhjet e 23 Qershorit shqiptarët do të jenë kryeministri i vetëm i tij.
Gjatë bashkëbisedimit me fermerët kryeministri pranoi se qeveria nuk ka mundur të realizojë projektet e saj duke lënë kështu pa zgjidhje disa probleme të fermerëve. Megjithatë Berisha theksoi arritjet që sipas tij ka sjellë qeveria.
“Jam këtu të dëgjoj propozimet tuaja, mendimet tuaja, të njihem më afër me hallet tuaja në mënyrë që katër vitet që vijnë te përpiqemi t’u japim përgjigjen më të shkëlqyer probleme që ju keni. Se bashku të hartojmë vizionin më të mirë për një Divjakë të zhvilluar, Lushnje të zhvilluar, Shqipëri të zhvilluar….në rast se investimet nuk na kanë lejuar ne t’ju japim përgjigje dhe zgjidhje problemeve tuaja me investimet që kemi bërë, me projektet që kemi zbatuar, kemi faktuar se jemi serioze në përpjekjen tonë për zhvillimin rural të Shqipërisë", -deklaroi shefi i qeverisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com