Lushnje-Policia e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë 32 vjeçarin Besmir Lika për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij T.Lika në lagjen “18 Tetori” Lushnje.

Gjatë kontrollit nga policia në banesë iu gjetën dy qese me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa me peshë rreth 413 gram të cilat u sekuestruan si provë materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Dhunë në familje" parashikuar nga Nenet 283/1 dhe 130 të Kodit Penal.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com