LUSHNJE - Një elektriçist ka rënë nga shtylla dhe për pasojë ka humbur jetën në komunën Fier-Shegan në Lushnje. Viktima është Thoma Rredhi nga Kruja, i cili po punonte për ndryshimin e linjave të autostradës.
 
Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi viktima nuk ka zbatuar rregullat, duke sjellë edhe vdekjen e tij.
 
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)