Dy gra kanë mbetur të plagosura pasi janë përplasur nga një makinë gjatë kohës që po ecnin anës rrugës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një rrugë rurale në Lushnje, ku drejtuesi i makinës A.B, ka humbur kontrollin e mjetit tip 'Renault' dhe ka përplasur dy gratë.

Gratë e aksidentuar, njëra prej të cilave në gjendje kritike për jetën, pasi janë përplasur nga makina kanë përfunduar në murin rrethues të një banesë private në buzë të rrugës.

Dy të aksidentuarat janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ky njëra prej tyre 62 vjeçe është në gjendje kritike për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.