Arrestohet në Lushnje 55 vjeçari i dënuar në Itali për marrëdhënie seksuale me dhunë

Arrestohet në Lushnje 55 vjeçari i dënuar në Itali për marrëdhënie seksuale me dhunë

Bajram Mehaj i arrestuar në Lushnje me qëllim ekstradim në Itali, 26 shtator 2023

Policia arrestoi një 53-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga shteti italian për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Bajram Mehaj u arrestua në fshatin Tërbuf të Lushnjës me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian ku është dënuar me 5 vite burg.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novarës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, informoi sot policia e Fierit

Arrestimi i tij provizor u krye nga shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë.  

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me auritetet italiane, për ekstradimin e tij drejt Italisë.

 

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!