Lushnjë, i vunë gjobë 10 mln lekë
biznesmenit, pranga 3 personave

Lushnjë, i vunë gjobë 10 mln lekë<br />biznesmenit, pranga 3 personave
LUSHNJE- Tre të rinj janë arrestuar në Lushnjë, pasi i kanë vënë gjobë prej 10 milionë lekësh te reja (100 milione lekë të vjetra) një biznesmeni.  Sipas policisë, Elis Taullahu, Lorenc Bilani, të dy nga 26 vjeç si dhe Elvis Bilimani kanë kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij nëse nuk u jepte shumën e kërkuar.

Drejtoria e Policisë së Fierit njoftoi se të arrestuarit e kërcënonin biznesmenin lushnjar Josif Çuko që t’u dorëzonte vlerën e lekëve me kusht shlyerjeje me 3 keste, në të kundërt do të hakmerreshin ndaj tij dhe familjareve.

Josif Çuko është një pronar i firmës së sallamit “Elos”. Ai kishte njoftuar policinë për kërcënimet e vazhdueshme ndaj tij, të cilët më pas kanë bërë të mundur arrestimin e tyre. Të arrestuarit janë dërguar në qelitë e Fierit, ku do të merren në pyetje, ndërsa nesër pritet të përballen në gjykatë me masën e sigurisë.

Ndërkohë, gjatë këtij operacioni, policia ka vënë në pranga edhe babanë e njërit prej të arrestuarve, 56 vjeçarin Kujtim Taullahu, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, kur policia ka shkuar për të birin, i janë gjetur dy automatikë kallashnikov dhe disa fishekë. 

Siç mësohet, 56 vjeçari është vëllai i Baki Taullahut, i vrarë nga Leonard Prifti, i njohur ndryshe me pseudonimin Çibuku, gjatë mitingut të Partisë Demokratike në vitin 2005. Gjatë përleshjes me armë zjarri mbeti i vdekur edhe vetë Çibuku, i cili në atë kohë ishte pjesë e bandës së Aldo Bares. 
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq