LUSHNJE-Policia e Lushnjes ka arrestuar një person për posedim të 43 kg kanabis sativa. I arrestuari është Arben Begaj, 32 vjeç banues në fshatin Cerkovivë, Vlorë.
32-vjeçari u arrestua në vendin e quajtur "Rotondua e Savrës", Lushnje, gjatë natës së mbrëmshme pas kontrollit që iu bë mjetit tip Volkswagen me targa AA 488 HL ku u konstatua dhe lënda narkotike.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte e destinuar për t'u trafikuar jashtë vendit.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafik të lëndëve narkotike”.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO