Lushnjë/ Kishte fshehur 2 automatikë ‘Kallashnikov’ në tarracën e lokalit, në pranga pronari 68-vjeçar! I gjenden edhe municione (EMRI+VIDEO)

Lushnjë- Policia e Lushnjës njoftoi sot (16 Tetor) se ka finalizuar në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, një goditje të radhës për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ra pronari i një lokali që kishte fshehur 2 armë automatike “Kallashnikov në tarracën e subjektit. I arrestuari është Ali Sefa, 68 vjeç, banues në Lushnjë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim në masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 68 vjeç, banues në Lushnjë”, thuhet në njoftimin zyrtar.    

Gjithashtu gjatë kontrollit në tarracën e lokalit u gjet edhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Dosja për rastin i kaloi Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

1729067851_policianelushnje.jpg

Armët e sekuestruara

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani